Sistemi i brendshëm i Sigurimit të Cilësisë
Në FIN, në kuadër të sigurimit të cilësisë në çdo aspekt të jetës akademike në fakultet është ngritur një grup i sigurimit të cilësisë. Ky grup i përbërë mga pedagogë të këtij fakulteti, ka nisur punën, së pari me pyetësorët dhe marrjen e mendimit nga ana e studentëve për problemet e hasura në jetën e tyre shkollore, në fakultet.
Grupi i cilësisë bashkëpunon edhe me përgjegjësit e departamenteve dhe me organet drejtuese të fakultetit për problemet e ndryshme të punës së tij. Gjithashtu, grupi i sigurimit të cilësisë, bashkëpunon edhe me pedagogë të FIN, për të marrë eksperiencën e tyre në drejtim të ruajtjes dhe të përmirësimti të cilësisë së mësimdhënies.
Grupi i sigurimit të cilësisë ka si detyrë të tij, nxjerrjen në pah të vetive të proçesit mësimor dhe kushteve mjedisore ku zhvillohet ai, në mënyrë që të ruajë standartet e mësimdhënies në FIN, por edhe ti përmirësojë atje ku ka probleme.