Misioni Historiku Dekani Zv.Dekani Keshilli i Fakultetit Keshilli i Profesoreve Legjislacioni Sigurimi i Cilesise Administrata
Arkitektures dhe Urbanistikes Konstruksioneve dhe Infrastruktures se Transportit Mekanikes se Strukturave Hidroteknikes dhe Hidraulikes Inxhinierise se Ambientit Gjeodezise
Bachelor Master Shkencor Doktoratura
Projekte Konferenca
Brenda vendit Jashte vendit
Jeta Studentore Orari i Mesimeve Orari i Provimeve Projekte


Projektet

Departamentet e FIN, janë të organizuara në bazë grupesh shkencore sipas fushave që mbulojnë departamentet. Puna shkencore në FIN, ka qenë me intensitet të lartë, që prej fillimit të ekzistencës së Fakultetit, ku mund të përmenden studime të shumta edhe në bashkëpunim me institucionet akademike për ndërtesat civile, industrial por sidomos për veprat madhore, të cilat ende janë mjaft efiçente në ekonominë e vendit, si HEC-et e madhësive të ndryshme, në të gjithë vendin, por edhe të porteve, mbrojtjes bregdetare, etj.
Por, me fillimin e proçeseve demokratike, nga ana e shtetit shqiptar, kontributi për kërkime shkencore, qoftë edhe pajisja e departamenteve me laboratore ka qenë zero.
Mund të përmendet vetëm Projekti TEMPUS, në të cilin realisht pati shkëmbime pedagogësh me Universitetet e tjera, e cila solli rritjen profesionale të pedagogëve të FIN, por që mbetet në nivel personal dhe teorik, përsa kohë mungojnë kushtet dhe mjete për të shprehur aftësinë e tyre. Megjithë lëvizjet e fundit nga ana a Bankës Botërore, për financimin e laboratorëve në FIN, sërish kjo gjë ka mbetur pezull si më pare.
Më poshtë po paraqesim një shembull bashkëpunimi me institucione të tjera nëpërmjet projektit TEMPUS të programit të studimit Arkitekturë dhe Urbanistikë:

  1. Projekti TEMPUS “Projekt i zhvillimit te Curriculave te Arsimit te Larte” me partnere kryesore Universitetin e Romes “La Sapienza”, Departamentin e Rilevimit, Analizave, Dizajnit te Ambjentit dhe Arkitektures (RADAAR), Unioni i Universiteteve te Mesdheut (UNIMED) dhe Universitetit Politeknik te Valencias, Departamentit te Mbrojtjes dhe Restaurimit te Vlerave Kulturore.

  2. Projekti rajonal REFORMA2E, me pjesemarrjen e shkollave te arkitektures se rajonit, Beograd, Shkup, Sarajeve, NoviSad nen drejtimin e shkollave te arkitektures te Anverp Belgjike dhe Selanik Greqi
  3. Projekti “Instrumenta dhe metoda per vleresimin dhe konservimin e trashegimnise kulturore” Master i Nivelit te Pare, nen drejtimin e Universitetit “Carlo BO”, Urbino, Shkolles se Specializimit ne Restaurimin e Monumenteve, UNIADRION dhe pjesemarjen e UPT, Universitetit te Novi Sad, Universitetit te Mostarit

 

 

         
Fakulteti i Inxhinierise se Ndertimit
Adresa: Rr."Muhamet Gjollesha", 54, Tirane.
Tel: 0355 4 22771 417    Tel/Fax :00355 2229 045.
Webmaster Erlin Imeraj