|
BACHELOR (CIKLI I PARE)
FIN leshon aktualisht 4 diploma Bachelor:
- Bachelor ne Inxhinieri Ndertimi
- Bachelor ne Inxhinieri Hidroteknike
- Bachelor ne Inxhinieri Mjedisi
- Bachelor Inxhinier Gjeodet
Secila prej diplomave te mesiperme leshohet per nje periudhe kohe studimesh jo me pak se 3 vjet pas grumbullimit te 180 krediteve.
Studentet i nenshtrohen nje prove finale e cila per deget Ndertim, Gjeodezi dhe Hidroteknike shlyhet me provim, ndersa per degen Mjedis shlyhet me punim diploma.
- Cikli i pare i studimeve 3 vjecare ne Inxhinieri Ndertimi arrin te pergatise nje inxhinier te nivelit te pare ( me kualifikim baze te mjaftueshem), I cili eshte I orientuar drejt zbatimit te te gjitha llojeve te punimeve te ndertesave, objekteve civile dhe qe mund te projektoje objekte ndertimore nen mbikqyrjen e projektuesve te licensuar ( me perjashtim te ndertesave te rendesise se vecante).
Gjate ciklit te pare formimi teorik inxhinierik eshte I plote ( 48 kredite) dhe I krahasueshem me shumicen e shkollave perendimore, e po keshtu dhe formimi teorik professional ( 27 kredite)
- Cikli i pare i studimeve 3 vjecare ne Inxhinieri Hidroteknik arrin te pergatise nje inxhinier te nivelit te pare , I cili mund te mbuloje zbatimin e veprave te Inxhinierise Civile, Menaxhimin e veprave dhe Sistemeve Hidroteknike, te marre pjese ne grupe projektimi nen udheheqjen e projektuesve apo prane Studiove te projektimit.
Gjate ciklit te pare formimi teorik inxhinierik eshte I plote ( 78 kredite, ose 45 % te totalit) , e po keshtu dhe formimi teorik professional ( 44 kredite, ose 25 % te totalit)
- Cikli i pare i studimeve 3 vjecare ne Inxhinieri Mjedisi
- Cikli i pare i studimeve 3 vjecare ne Inxhinieri Gjeodet arrin te pergatise nje specialist I larte , I cili eshte ne gjendje te punoje dhe te kryeje te gjitha punimet massive dhe kamerale ne fushat e gjeodezise, topografise, fotogrametrise, hartografise apo sistemeve GIS.
|