Misioni Historiku Dekani Zv.Dekani Keshilli i Fakultetit Keshilli i Profesoreve Legjislacioni Sigurimi i Cilesise Administrata
Arkitektures dhe Urbanistikes Konstruksioneve dhe Infrastruktures se Transportit Mekanikes se Strukturave Hidroteknikes dhe Hidraulikes Inxhinierise se Ambientit Gjeodezise
Bachelor Master Shkencor Doktoratura
Projekte Konferenca
Brenda vendit Jashte vendit
Jeta Studentore Orari i Mesimeve Orari i Provimeve Projekte

FJALA PERSHENDETESE E DEKANIT
TE

FAKULTETIT TE INXHINIERISE SE NDERTIMIT

Miresevini

Eshte kenaqesi dhe nder i vecante te jesh dhe te ndihesh pjese e Fakultetit te Inxhinierise se Ndertimit, njesise kryesore me te madhe, me te rendesishme dhe me me shume eksperiene mesimore dhe shkencore te Universitetit Politeknik te Tiranes, me fillimet e veta qysh ne vitin 1951, me Institutin e Larte Politeknik me tre drejtime kryesore : Ndertim, Mekanike dhe Elektrike.
Veprat me te medha dhe me te rendesishme ne fushen e ndertimit, arkitektures, hidroteknikes, gjeodezise dhe mjedisit mbajne sot vulen e mendimit te perparuar dhe shkencor te inxhiniereve dhe arkitekteve te pergatitur dhe te formuar prane auditoreve te Fakultetit te Inxhinierise se Ndertimit, jane vertetimi dhe shprehja me e qarte e suksesit te realizimit te misionit qe ka ky fakultet ne edukimin dhe pergatitjen e inxhiniereve dhe arkitekteve te rinj, plotësisht të aftë për tregun e punës, me njohuri dhe dije bashkekohore, të cilat do tu shërbejnë atyre të përballojnë me sukses sfidat e të ardhmes, në fushën e ndërtimit të veprave të ndryshme duke u bërë promotor i zhvillimit të ekonomisë në çdo fushë.
Fakulteti i Inxhinierise se Ndertimit ndihet sot krenar dhe mjaft i nderuar ne permbushjen e misionit te tij teper te rendesishem te pergatitjes dhe diplomimit te rreth 3500 inxhiniereve te ndertimit, 900 arkitekteve, 990 inxhiniereve hidroteknike, 550 inxhiniereve gjeodete dhe 250 inxhiniereve te mjedisit, te cilet kane perballuar dhe perballojne me mjaft sukses sfidat e rendesishme te ndertimit dhe zhvillimit te vendit tone. Ai eshte aktualisht fakulteti me i madh per nga numri i studenteve, me rreth 3600 studente dhe i vetmi i ketij lloji ne vendin tone.
Fakulteti i Inxhinierise se Ndertimit me programet qe ofron ne te tre nivelet e studimit Bachelor, Master i Shkencave dhe Doktorature, eshte sot nder me te kerkuarit nga studentet, jo vetem per kerkesat qe ka tregu i punes per arkitekte, inxhiniere ndertimi, hidroteknike, gjeodete dhe mjedisi, por edhe per kualitetin e programeve qe ofron, ku gershetohen me se miri pervoja dhe eksperienca mesimore dhe shkencore e ketij fakulteti qe nga themelimi i tij, me eksperiencen dhe pervojen e perparuar europiane dhe me gjere, te shprehura ne implementimin e plote te Sistemit te Bolonjes ne te gjitha programet e studimit qe mbulon ky fakultet.
Bashkepunimi ne planin mesimor dhe shkencor me universitetet homologe ne Europe dhe me gjere ka qene dhe mbetet nga prioritetet me te rendesishme te Fakultetit te Inxhinierise se Ndertimit, ne partneritet te plote me to. Kane qene dhe jane mjaft te frytshme partneritetet me Universitetet europiane ne Itali: Universiteti “La Sapienza” - Rome, Universiteti Politeknik i Torinos, Universiteti i Studimeve te Firencies, Universiteti “Carlo Bo” – Urbinos, Universiteti Politeknik i Barit, ne France: Ecole Nationale des Ponts et Chausses - Paris, Ecole Speciale des Travaux Publics du Batiment et de l’Industrie - Paris, Ecole d’Architecture de Normandie - Rouen, Ecole d’Architecture de Montpellier, ne Angli: Barthlet School - Londer, ne Spanje: Universiteti i Valencias, si dhe universiteteve te rajonit ne Serbi: Fakulteti i Arkitektures - Beograd, ne Maqedoni: Universiteti “Ciril e Metodij” - Shkup, Universiteti i Tetoves, Fakulteti i Shkencave te Aplikuara – Tetove, ne Bosnje: Universiteti i Sarajeves, Fakulteti i Arkitektures i Mostarit,  ne Kosove: Universiteti i Prishtines, Fakulteti i Ndertimtarise dhe Arkitektures – Prishtine, permes projekteve te te ndryshme te bashkepunimit TEMPUS, rajonale dhe dypaleshe, te cilat kane dhene nje kontribut te cmuar ne permiresimin dhe persosjen e kurrikulave te shkolles, specializimin dhe kualifikimin shkencor te stafit akademik.
Fakulteti i Inxhinierise se Ndertimit ndihet krenar dhe nje partner teper i rendesishem me te gjitha organizmat e lidhura drejtpersedrejti me veprimtarine ndertuese dhe prodhuese, duke u bere jo vetem furnizuesi i tyre me kuadro te afte e te pergatitur me dije bashkekohore, por edhe promotor i mendimit kreativ dhe inovator permes aplikimit te kerkimit shkencor. Kane qene dhe jane mjaft te frytshme partneritetet me Institutin e Ndertimit, Agjensine Kombetare te Planifikimit Urban, Institutin e Gjeoshkences, Institutin e Energjise, Ujit dhe Mjedisit si dhe mjaft kompani dhe shoqeri qe operojne ne fushen e ndertimit dhe arkitektures, te organizuara ne Shoqaten e Ndertuesve te Shqiperise, Shoqaten e Arkitekteve te Shqiperise, shoqerine KURUM International sh.a. etj.
Fakulteti i Inxhinierise se Ndertimit i ka dhene ketij vendi nje histori suksesi dhe ne asnje cast nuk do te reshte se perqafuari trendet e reja te mesimdhenies dhe kerkimit shkencor, ne betejen per dijen dhe inovacionin.
Duke zgjedhur per te studiuar ne Fakultetin e Inxhinierise se Ndertimit, duke bashkepunuar me Fakultetin e Inxhinierise se Ndertimit ne partneritet te plote, jo vetem keni bere zgjedhjen me te mire, por ju siguroj se do te ndiheni pjese e rendesishme e zhvillimit me te mire cilesor, kreativ dhe inovator te te gjithe aktivitetit mesimor, akademik dhe kerkimor-shkencor me parametra bashkekohore.

                                                                                           Prof.Asoc. Dr. Andrea MALIQARI

                                                                             Dekan i Fakultetit te Inxhinierise se Ndertimit
         
Fakulteti i Inxhinierise se Ndertimit
Adresa: Rr."Muhamet Gjollesha", 54, Tirane.
Tel: 0355 4 22771 417    Tel/Fax :00355 2229 045.
Webmaster Erlin Imeraj