Misioni Historiku Dekani Zv.Dekani Keshilli i Fakultetit Keshilli i Profesoreve Legjislacioni Sigurimi i Cilesise Administrata
Arkitektures dhe Urbanistikes Konstruksioneve dhe Infrastruktures se Transportit Mekanikes se Strukturave Hidroteknikes dhe Hidraulikes Inxhinierise se Ambientit Gjeodezise
Bachelor Master Shkencor Doktoratura
Projekte Konferenca
Brenda vendit Jashte vendit
Jeta Studentore Orari i Mesimeve Orari i Provimeve Projekte


CIKLI  I TRETE ( Shkollat e doktoratures)


Konsiderojme si mjaft te rendesishme mbeshtetjen dhe eksperiencen  e shkollave homologe te arkitektures te vendit fqinje, Italise ne kete drejtim, duke e vleresuar si mjaft te rendesishem dhe te sukseshem bashkepunimin e deritanishem me to.
Kompletimi Seciles Shkolle me tre nivelet e saj te studimit , u pasua  me objektivin me te rendesishem, tashme te arritur, ate te hapjes se Shkolles se Doktoratures:
Kështu, Sistemi pasuniversitar në FIN vazhdon me shkollën e doktoraturës, në të cilën kryhen studime të thelluara në fushat përkatëse që mbulon FIN nëpërmjet formave të mësimdhënies dhe kontrollit si në 2 ciklet e para të studimeve. Më pas konkretizimi i këtyre studimeve kryhet me përgatitjen dhe mbrojtjen e një tez kërkimore shkencore në një fushë.
Studimet pasuniversitare rinisën në FIN, pas një periudhe të gjatë ndërprerjeje në vitin 2004 me kurset Master në fushën e Ndërtimit, Hidroteknikës, Mjedisit dhe Gjeodezisë.
Më pas u miratua shkolla e doktoraturës, e cila do të jetë e rregullt çdo vit akademik duke filluar që në vitin akademik 2010 – 2011.
Kriteret e pranimit në studimet pasuniversitare kanë qenë:

  1. Diplomimi në sistemin 5 vjeçar të studimeve dhe diplomimi në nivelin Master të sistemit të Bolonjës
  2. Mesatarja e përgjithshme mbi notën 8 në studimet universitare etj.

Natyrisht, që me kriteret e mësipërme cilësia e pranimeve ishte e lartë, pasi në këto studime janë pranuar student me rezultatet më të larta në FIN.

  1. Shkolla e doktoratures ne Arkitekture dhe Urbanistike me tre drejtime kryesore:
  2. Projektim Arkitektonik
  3. Planifikim dhe projektim Urban
  4. Restauro
  5. Shkolla e Doktoratures ne Ndertim me tre drejtime :
  6.  Ndertim,
  7.  Hidroteknike
  8.  Mjedis
  9. Shkolla e Doktoratures ne Gjeodezi

Eshte per t`u theksuar se u arrit ne  aprovimin e ketyre Shkollave pas nje pune kembengulese dhe te admirueshme nga ana e stafit akademik te Fakultetit tone.
Konsiderojme si mjaft te rendesishme mbeshtetjen dhe eksperiencen  e shkollave homologe te arkitektures te vendit fqinje, Italise ne kete drejtim, duke e vleresuar si mjaft te rendesishem dhe te sukseshem bashkepunimin e deritanishem me to.
Gjithashtu, rikonceptimi dhe zhvillimi i planeve dhe programeve mesimore qe perbejne Curriculen e Shkolles sone te Arkitektures pati nje support mjaft evident nga disa projekte shume te rendesishme nderkombetare:
Programet e studimit të FIN përbëhen nga lëndë të përgjithshme dhe profesionale që ndihmojnë në formimin e inxhinierit dhe arkitektit në FIN. Të gjitha lëndët, në varësi edhe të ngarkesës së njohurive, janë të vlerësuara me kredite sipas sistemit të Bolonjës. Bazuar në ngarkesën e çdo forme të mësimdhënies për çdo lëndë, vlerësohet edhe sasia e krediteve që i takon atyre (qoftë orë në auditor, qoftë orë pune individuale).
Kështu, format e mësimdhënies në Fin janë:

  1. Leksione
  2. Ushtrime
  3. Punë laboratorike
  4. Praktikë Mësimore
  5. Studio ( për programin e arkitekturës)

Mësimdhënia në FIN realizohet në auditorët dhe laboratorët e Fakultetit, ku çdo formë mësimdhënieje realizohet në 1 ose disa orë mësimore 50 minutëshe.
Kurset studimore në të cilat aplikohen format e mësipërme të mësimdhënies janë me nga 25 studentë siç e kërkon edhe karta e Bolonjës.
Ngarkesa mësimore e studentit dhe e pedagogut për secilën nga lëndët e programeve të studimit, është e përcaktuar sipas kartës së Bolonjës dhe udhëzimeve të MASH, bazuar në kriterin e kreditit ku 1 kredit = 25 orë mësimore, të cilat ndahen në orë klase dhe orë pune individuale e studentit, sipas nivelit mësimor ku ndodhet (Bachelor apo Master). Realizimi i ngarkesës mësimore të përcaktuar sipas krediteve të lëndëve është i plotë dhe i kontrolluar nga dekanati i FIN.
Puna individuale e studentit ka të bëjë jo vetëm me përgatitjen teorike në provimin e lëndës, por edhe me përgatitjen dhe zgjidhjen e detyrave, projekteve apo temave në lëndët përkatëse.
Kontrolli i njohurive të studentit, kryhet nëpërmjet formave të mëposhtme:

  1. Mbrojtje e detyrave të kursit për lëndën përkatëse
  2. Mbrojtje e projekteve të kursit për lëndën përkatëse
  3. Mbrojtje e punëve laboratorike
  4. Mbrojtje e praktikës mësimore
  5. Provim, i cili është kontrolli përfundimtar i lëndës, me anë të të cilit vendoset përfitimi i mjaftueshëm i njohurive teorike dhe praktike në lëndën përkatëse. Shlyerja e kësaj forme kontrolli i lejon studentit të marrë kreditet përkatëse të lëndës.

 

 

         
Fakulteti i Inxhinierise se Ndertimit
Adresa: Rr."Muhamet Gjollesha", 54, Tirane.
Tel: 0355 4 22771 417    Tel/Fax :00355 2229 045.
Webmaster Erlin Imeraj